MOTI/ Rrebeshe dhe rrufe, kështu pritet të jenë kushtet atmosferike ditën e nesërme

Ditën e hënë në Mesdhe do të ketë ndikim të motit të paqendrueshëm. Kështu moti përgjithësisht do të jetë i vranët dhe me reshje shiu të cilat do të aktivizohen herëpashere.

Të hënën në mesditë reshjet do të jenë në formën e rrebesheve me rrufe kryesisht në veriperëndim të territorit. Reshjet e dobëta të borës do të prekin alpet.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e hera herës mesatare. Përkohësisht në momentet me shtrëngata e vrullshme. Era e ngrohtë do të sjellë rritje të temperaturave si dhe shkrirje graduale të dëborës.


Shtuar 26.12.2021 23:20