Policia Rrugore gjatë festave të fundvitit e ka rritur praninë e saj në mbarë vendin.
Edhe puna e uniformave blu gjatë këtyre ditëve bëhet më e vështirë dhe më e ngarkuar.
Kjo për shkak të lëvizjeve të shumta të makinave e qytetarëve, si dhe emigrantëve të ardhur nga jashtë.
Dhe mesa duket, misionit të vështirë që kanë rrugorët e kryeqytetit, u është bashkuar edhe nje koleg i veçantë në moshë të vogël, por me pasion të madh për misionin e uniformave blu.
Polici më i ri në radhët e rrugores së kryeqytetit është një fëmijë i ardhur me pushime me familjen e tij në Shqiperi, i cili sot është parë në afërsi të një qendre tregtare në kryeqytet.
Ai ndryshe nga moshatarët e tij që luanin, ka vendosur t’u japë një dorë “kolegëve”, në rregullimin e trafikut të rënduar.
Ndërkohë ka qenë NewsBomb.al që ka bërë publike videon e veçantë.
Për të parë videon e plotë klikoni këtu./albeu.com/