Jemi në zemër të dimrit dhe është fiks sezoni ku je shumë i ekspozuar ndaj viruseve të stinës. Megjithatë, mënyra jonë e jetesës dhe zakonet tona mund të bëhen mburojë kundër viruseve.
Në çfarë mënyre?
Qëllimi ynë kryesor është pushimi pasi është metoda më efektive e parandalimit. Ekspertët paralajmërojnë se ata që nuk flenë mjaftueshëm kanë deri në tre herë më shumë gjasa të zhvillojnë simptoma të ftohjes.
Dieta
Një menu e pasur me lëndë ushqyese dhe antioksidantë, ofron të gjitha furnizimet për një trup të fortë. Sigurohuni që të hani sallata jeshile në baza ditore, duke shtuar pak hudhër të papërpunuar e cila, sipas hulumtimeve, zvogëlon rrezikun e viruseve.
Hidratimi
Sigurohuni që të pini shumë lëngje. Me uljen e temperaturave, ne shpesh “harrojmë” të shuajmë etjen. Megjithatë dehidrimi na bën më të prekshëm ndaj sëmundjeve të ndryshme.
Ushtrimi
Edhe një formë e lehtë e aktivitetit fizik, si ecja, mund të bëhet një aleat i sistemit imunitar./albeu.com