Vetëm pak minuta pasi u zyrtarizua vendimi i FIFA-s për të bllokuar merkaton e Flamurtarit për 3 sesionet e radhës ka ardhur edhe reagimi i klubit vlonjat.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, kuqezinjtë nuk ia kanë vënë aspak veshin kësaj mase.
Të lidhura
None found
Madje, kanë shkuar edhe më larg, teksa kanë pohuar se në ditët e ardhshme, tifozët do të njihen me përforcimet e radhës.
“Flamurtari Football Club vazhdon punën për forcimin e ekipit në merkaton dimërore të Janarit. Në vazhdim prisni zyrtarizimin e të gjitha afrimeve të bera nga Flamurtari F.C.,” thuhet në reagimin e klubit që mbyll klasifikimin e Kategorisë Superiore.
