Pasi shpërtheu në lot live, qeveria i akordon pensionin e posaçëm Jorgo Papingji

Sot qeveria ka vendosur t’i akordojë dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Jorgo Papingji, në masën e katërfishit të pensionit social.

Rikujtojmë se pak muaj më parë “Mjeshtri i Madh”, autori i qindra teksteve muzikore dhe jo vetëm, Jorgo Papingji tregoi se prej 8 vitesh nuk e ka marrë pensionin që i takon.

Këtë deklaratë, Papingji e bëri teksa ishte i ftuar në një intervistë tek “Vizioni i Pasdites”, ku e renditi këtë moment të jetës së tij si një peng dhe se ende askush nuk i ka shpjeguar se ku shkon pensioni i veçantë që i takon atij prej 8 vitesh që nga marrja e titullit.

“Nuk e kam kuptuar asnjëherë, kam tetë vite që kam marrë titullin “Mjeshtër i Madh” dhe gjatë këtyre tetë viteve nuk ka dal ende vendimi që unë të marr pensionin e veçantë. Unë nuk e di dhe nuk besoj që jepet pas vdekjes. Në një moshë që jam unë do ta kisha marrë atë pensionin”, u shpreh asokohe Papingji. /albeu.com/


Shtuar 13.01.2020 20:06