Berisha nga selia blu: Protesta e djeshme nuk ishte kundër bashkëpunimin rajonal, por kundër konfliktit në Ballkan

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga selia blu, ka nisur fjalën e tij, duke folur për protestën e zhvilluar ditën e djeshme para Kryeministrisë, ku tha se nuk ishte kundër bashkëpunimit rajonal, por kundër aleancës trilaterale të Beogradit me vasalët e tij të Shkupit dhe Tiranës.

“Përmes jush dua të përcjell një përshëndetje për pjesëmarrjen protestuesit në bulevardin e “Dëshmorëve të Kombit”, për një akt kombëtar, në protestën e dytë të partive politike të interesit kombëtar. Prej 8 vitesh, interesi kombëtar në Shqipëri ka mbetur jetim, ai është nëpërkëmbur dhe tradhtuar në mënyrën më flagrante nga Edvin Kristaq Rama dhe me heshtje u tradhtua nga ish-kreu i opozitës që duhet të mbronte këtë interes Lulzim Brava. PD-ja e ringritur dhe e rithemeluar për vlerat themelore u dëshmoi mbrëmë botës dhe shqiptarëve se interesi kombëtar ka një aleat. Kjo protestë nuk është kundër bashkëpunimit rajonal, po kundër aleancës trilaterale të Beogradit me vasalët e tij të Shkupit dhe Tiranës, që mbjell konfliktualitet dhe ushqen nacionalizmat, dhe largon Ballkanin nga Evropa dhe vendos hemogjoninë serbe në rajon, dhe rajonin si zonë të influencës ruse, që përbën rrezik serioz që dy vende vasale të Beogradit që janë anëtarësuar në këtë aleancë janë vende anëtare të NATO-s dhe këtë akt e kanë bërë pa asnjë miratim”, ka thënë Berisha./albeu.com


Shtuar 21.12.2021 14:22