“Do të jetë pjesëmarrja ime e fundit”, Zaev: Me “Open Balkan” lëmë pas të shkuarën tonë të trazuar

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut gjatë fjalës së tij në samitin e “Open Balkan” në Tiranë është shprehur se kjo do të jetë pjesëmarrja e tij e fundit drejtpërdrejtë në takimet e nismës, pasi i ka dorëzuar detyrat e tij.

Më tej Zaev tha se të tre delegacionet kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe se iniciativa është rrugë për të ecur përpara drejt BE-së dhe instrument për të lënë pas të shkuarën.

“I dashur Edi, i dashur Aleksandër, të dashur miq. Është vërtetë nder dhe kënaqësi që jemi së bashku sot, Faleminderit Edi që na ke mirëpritur sot këtu dhe në Elbasan. më lejoni që të shpreh kënaqësinë që kam në lidhje me hapat e fundit që janë marrë sa i përket Ballkanit të hapur. Ne kemi suksese për të treguar, rezultate. Të tre delegacionet kanë bërë një punë të shkëlqyer. Nuk është e lehtë në BE dhe në Ballkan, por kemi hapa të dukshëm për të treguar. Kjo do të jetë pjesëmarrja ime e fundit në formë të drejtpërdrejtë, në këtë mision. Që në fillim të kësaj iniciative.

Këto kapacitete i kemi terruar te institucionet në BE dhe në lidhje me integrimin. Kur kemi qenë së bashku me Vuçic dhe Ramën, dhe krijim këtë iniciativë, treguam se tre vendet tona nuk do të mbaheshin peng në këtë proces integrimit. Ky proces mund të ndalohet në Bruksel, por europianzmi jo. Ballkani i Hapur na ka sjellë së bashku si tre udhëheqës, kjo është miqësia e madhe që kemi mundur të krijojmë ne të tre bashkë. Dëshiroj që t’ju përçoj një mesazh të gjithëve; ruani dhe zhvilloni këtë iniciativë, Ballkanin e Hapur. Është në të mirën e qytetarëve tanë. Ballkani i Hapur është rruga për të ecur para, rruga e duhur për BE. Është instrument që ta lëmë të shkuarën tonë të trazuar, në të shkuarën dhe të ecim para drejt BE. Do të kemi suksese me këto marrëveshje. Përqasje në tregun e punës është një nga marrëveshjet. Ne do të kemi dhe një marrëveshje tjetër që ka të bëjë me numrin e identifikimit që palët kontraktuese të japin qasje për kontratën e bujqësisë, si dhe reduktim të pritjes në dogana. Ne kemi më shumë punë. Vendet anëtarë te BE e kanë kuptuar të mirën e kësaj iniciative. Ne do të vazhdojmë që të punojmë edhe më fortë.”, tha Zaev.

5 marrëveshjet e nënshkruara në samitin e “Open Balkan” në Tiranë (21 dhjetor)

1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS)./albeu.com


Shtuar 21.12.2021 10:15