Kolaudimi i automjeteve, Blendi Gonxhe tregon si mund të procedoni nga sot e tutje

Rezervimi i orarit të kolaudimit të makinave nga tani mund të kryehet online.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, përmes një njoftimi në Facebook.

Kjo gjë mund të realizohet përmes portalit “e-Albania” duke hyrë në seksionin “Makina ime”. Sipas tij, kjo mënyrë e re rezervimi shmang spekullimet, sekserët dhe flukset e mëdha.

Njoftimi i Blendi Gonxhes:

Tjetër PUNË E MIRË! Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online, për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin me radhën kur shërbimi kryhej nga koncesionari!

Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë, normalizojmë rrjedhën e shërbimit duke shmangur flukset artificiale “nisem pa plan, kur më teket, vonohem radhëve”!

Njihuni me kujdes me informacionin dhe përshkrimin e aplikimit

Hyni përmes faqeve:

ëëë.e-albania.al

ëëë.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #MIE #AKSHI

#AutomotorizimiShqiptar??/albeu.com/