Vdes në moshën 99-vjeçare Princi Philip

Princi Philip ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 99-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Pallati Buckingham.

Në deklaratën nga mbretërorët thuhet: Me pikëllim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.

Britania e Madhe është në zi pas lajmit të hidhur, ndërsa flamujt në ndërtesat kryesore të vendit janë ulur në gjysmështizë.

Gjendja e Princit Philip ishte përkeqësuar kohët e fundit, por ai kishte lënë spitalin.

I njohur ndryshe si Duka i Edinburgut, ai do të martohej me Princeshën Elizabeth në vitin 1947, e cila mandej do të bëhej mbretëreshë.

Çifti kishte katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 10 stërnipa.

Ai do të mbahet mend si bashkëshorti më i gjatë që shërbeu në një monarki britanike dhe anëtari më i vjetër mashkull i një familje mbretërore.

Philip u tërhoq nga detyrat e tij mbretërore në 2 gusht 2017, në moshën 96 vjeç, pasi kishte përfunduar 22.229 angazhime solo që nga viti 1952.


Shtuar 9.04.2021 13:16