Nga rrethimi te shtyllat me graso, masat e rrepta që ka marrë kryeministria për protestën e Berishës! Nuk mungon flamuri serb

Ditën e sotme në orën 16:00 ish-kryeministri Berisha thirri në protestë qytetarët kundër vjedhjeve të qeverisë dhe kundër nismës së Ballkanit të Hapur.

Dita e sotme është ditë simbolike, pasi në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur, pritet të vijë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Gjithashtu kryeministria ka marrë masa ekstreme në kuadër të mbrojtjes së institucionit, pasi rreth saj janë vendosur kangjëlla dhe shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë, janë lyer me graso.

Ndërkohë i gjithë bulevardi është mbushur me flamuj shqiptar, serb dhe atë të Maqedonisë së Veriut, si simbol të tre vendeve që janë pjesë e kësaj nisme./albeu.com/