Për një trup të bukur dhe mendje të kthjellët duhet të pini 8 gota ujë në ditë

Mesatarisht çdo ditë trupi humbet 2-3 litra ujë për arsye të ndryshme, dhe kjo sasi duhet zëvendësuar.

Dehidratimi shkakton humbje energjie rënie të humorit, tharje të lëkurës dhe tension të lartë. Por po ashtu ndikon drejtpërdrejt edhe në tru.

Specialistët deri më tani kanë thënë se duhet të konsumojmë 8 gota ujë.

Por studimet e fundit tregojnë se kjo sasi varet nga pesha jonë trupore dhe mjedisi ku jetojmë.

Sasia që duhet të konsumojmë është 2.5 – 3.7 litra në ditë për meshkujt dhe 2- 2.7 për femrat, për të pasur një mendje të kthjellët.


Shtuar 6.05.2020 14:43