PD i përgjigjet Berishës: Fyerjet ndaj zëdhënëses tregojnë se nuk keni argumente

Replikat në distancë mes Partisë Demokratike dhe ish-lideri demokrat Sali Berisha vijojnë. Ky i fundit, pas deklaratës së bërë në lidhje me inceneratorët, ku e quajti deputeten Ina Zhupa zëdhënëse të Colës, ka marrë përgjigje nga PD.

“Fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës se argumentave dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës. Mënyrë komunikimi që e shfaqin shpesh dhe një pjesë e pakicës që e mbështesin. Shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit. Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ata zgjedhin të ardhmen!”, thuhet në reagimin e PD-së./albeu.com

 

 


Shtuar 15.12.2021 18:29