Brenda makinës blind super-luksoze të Olaf Scholz (FOTO LAJM)

Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të ketë në dispozicion një nga automjetet më të sigurta të prodhuara ndonjëherë.

Mediat e huaja shkruajnë se “Mercedes S680 Guard” do të jetë automjeti i ri i kancelarit gjerman.

“Mercedesi” mund t’i rezistojë qindra plumbave të armëve automatike.

Makina nuk është vetëm luksoze por dhe një nga mjetet më të sigurta, pasi qëllimi i makinerisë është që kancelari të mbijetojë 30 sekondat e para të çdo sulmi të mundshëm dhe të jetë në lëvizje për aq kohë sa të jetë e mundur. Më pas do të mund të ndërhyjnë truprojat dhe oficerët e policisë.

Me vlerë 550 mijë euro mjeti, gjithashtu ofron mbrojtje për ata që janë brenda nga çdo sulm me gaz helmues./albeu.com/


Shtuar 15.12.2021 15:30