Basha ka ndërruar bravat e zyrave? Berisha nuk duket gjëkundi, dy demokratet rikthehen në selinë blu

Ditën e sotme kryetarja në detyrë e Lidhjes Demokratike Albana Vokshi dhe Evi Kokalari kanë mbërritur në selinë blu për të mbajtur një mbledhje me anëtarët e Forumit.

Por në këtë mbledhje mungon Sali Berisha i cili pas takimet Basha-ambasadorët nuk është parë më në selinë blu.

Sipas Albana Vokshit brava e derës në zyrën e saj është ndërruar dhe nuk ka mundur ta hapë me çelësin që kushte dhe për këtë arsye mbledhja me gratë e Forumit do të mbahet në katin e dytë të godinës së selisë blu.

Ndë të tjera Vokshi i bëri thirrje kryetarit të PD-së Lulzim Basha të largohet nga detyra pasi siç tha ajo, delegatët e kanë shkarkuar nga detyra në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Albana Vokshi: Informoj deputetin Lulzim Basha se 4446 delegatë të Kuvendit e kanë shkarkuar unanimisht në 11 Dhjetor ai nuk është më kryetar i PD, dua ta informoj se kjo godinë e seli i takon të gjithë demokratëve nuk mund të sillet sikur është në pronë të tij.

Ne nuk do ndalemi asgjë se pengon dot vullnetin e sovranit. E ftoj Lulzim Bashën të largohet një orë e më parë mos e zgjasë më agoninë e tij politike

Hera e fundit që isha ka qenë mbrëmë e ka ndërruar pa asnjë njoftim, do ngjitemi në kat të dytë me mbledhjen e komisionit e për cdo vendim do ju njoftojmë. /albeu.com/

 


Shtuar 15.12.2021 15:22