Shpërthen cisterna me karburat në Haiti, shënohen mbi 40 viktima (FOTO LAJM)

Më shumë se 40 persona janë vrarë pas shpërthimit të një cisterne krburanti në veri të Haitit, thonë raportet.

Kamioni thuhet se është përfshirë në një aksident në qytetin Cap-Haïtien dhe viktimat po përpiqeshin të mblidhnin karburantin që rridhte kur ai u ndez.

Spitalet në qytetin verior thuhet se janë mbingarkuar nga persona të plagosur nga shpërthimi.

Fotot e postuara në mediat sociale tregojnë një zjarr intensiv dhe një dëshmitar që e përshkruan vendin e shpërthimit si “ferr”./albeu.com


Shtuar 14.12.2021 15:36