Ambasadorët i dolën në krah Bashës? Ristani: Berisha do të shkojë edhe sot në PD!

Ditën e sotme në orën 10:00 të mëngjesit në selinë blu u mblodhën 6 ambasadorët e huaj në Shqipëri në një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.

Takimi që zgjati më shumë se 1 orë, mësohet se është kërkuar nga vetë ambasadorët sipas burimeve për të cilësuar raportin e tyre në përplasjen Basha-Berisha për Partinë Demokratike.

Pas këtij takimi ku u duk sikur ambasadorët po mbështesin Lulzim Bashën në këtë përplasje ka reaguar demokrati Arben Ristani.

Ristani deklaron se vizita në selinë blu ishte një vajtje normale e trupës diplomatike duke deklaruar se edhe sot grupi i Berishës do të shkojë në PD.

Arben Ristani: Ishte një vajtje normale e trupës diplomatike. Në mbledhjen tonë u shkarkua Basha. Dhe sot do shkojmë në seli, edhe nesër. Por presim të përgatitet mbledhja. Edhe në vijim do shkojmë. Vajtja jonë atje do jetë e përhershme. Në PD ka gjithmonë militantë, nuk ishin të thirrur dje. Ishte pakicë njerëz të rastësishëm. /albeu.com/


Shtuar 14.12.2021 12:08