“Është e manipuluar”, zbulohet biseda e Hamilton me ekipin e tij gjatë garës (VIDEO)

Belgu i Red Bull, Max Verstappen u shpall kampion bote në Formula 1, duke parakaluar britanikun, Lewis Hamilton vetëm në gjiron e fundit, në garën për Çmimin e Madh në Abu Dhabi.

Një garë që ishte e barabartë mes dy  pilotëve, ku edhe fituesi i titullit kampion në Formula 1 do të vendosej pikërisht në përballjen e fundit mes tyre.

Britaniku humbi mundësinë kështu të kalonte rekordin e vendosur nga Michael Schumacher.

Në një video të postuar në rrjetet sociale është zbuluar edhe një bisedë mes Hamilton dhe ekipit të tij, teksa ky i fundit është dëgjuar të thotë se gara është e manipuluar, që ai të mos e fitojë dot titullin e tetë kampion.

“Kjo është manipuluar”, janë fjalët që dëgjohen teksa thotë piloti ekipit të tij.


Shtuar 14.12.2021 12:10