Pasi zbarkoi në Itali për të parë Pedrin duke i dhënë trofeun Golden Boy, presidenti i Barcelonës Joan Laporta përfitoi nga koha e tij në gadishull për t’u takuar me Mino Raiola.
Raiola është përfaqësues i shumë lojtarëve, por më i dalluari i Erling Haaland, i cili Laporta është një admirues i zjarrtë.
Sipas Fabrizio Romano, Laporta shkoi direkt nga aeroporti, në vend që të shkonte fillimisht në hotelin e tij, së bashku me Mateu Alemany për të takuar Raiolën teksa shfrytëzuan mundësinë për të kuptuar plotësisht situatën e transferimit të Haaland.
Raiola deklaroi së fundmi se Haaland do t’i bashkohet një prej katër klubeve, Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona ose Manchester City, ndërsa Laporta gjithashtu u takua me Raiolën vetëm disa ditë pasi u bë president për të diskutuar të ardhmen e norvegjezit./h.ll/albeu.com