Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur Këshillin Kombëtar të kësaj force politike.
Mbledhja ishte lajmëruar ditën e djeshme pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë dhe ka nisur në orën 15:00.
Çështjet që pritet të diskutohen janë:
1-Diskutimi dhe miratimi i një rezolute përkundër veprimeve të ndërmarra kundër statutit të PD.
2-Miratimin e propozimit të bërë nga kryesia e PD për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Kombëtar (Edi Paloka) si dhe shkarkimin e disa prej anëtarëve të kryesisë për shkelje të rënda të rregullave të statutit të PD.
3-Shkarkimi i disa prej kryetarëve të degëve.
4-Ndjekja penale për persona të cilët kanë falsifikuar apo tjetërsuar simbolet e PD./albeu.com/