Procesi i votimit për shkarkimin e kreut demokrat Lulzim Basha, ka nisur.
Delegatët, me kartë identiteti në dorë dhe me votim të fshehtë, janë paraqitur në Komisionet e ngritura në hollin e stadiumit “Air Albania”.
Në fletën e votimit delegatët e PD-së pyeten: “A jeni dakord me shkarkimin e Lulzim Bashës?”
Alternativat e përgjigjes janë: “PO – jam dakord me shkarkimin”, “JO – nuk kam dakord me shkarkimin”.