Big Brother Albania VIP ka nisur me një sherr të madh mes moderatores Einxhel Shkira dhe balerinit Ilir Shaqiri. Debati mes tyre ka nisur në momentin kur u xhirua skena kur Eixhel fliste për historinë e tradhtisë së Ilirit dhe mënyrës së si sipas saj ai e përdori për lojën e Big Brother.
Kjo solli një agravim të situatës brenda shtëpisë ku Iliri shpërtheu në akuza dhe ofendime ndaj Einxhel duke e quajtur atë fallxhore dhe duke e kërcënuar nëse ndodh sërish që ajo të përdorë emrin e tij dhe familjes së tij.
“Unë të masakroj, nuk dua të dëgjoj më shprehje të tilla. Ti nuk je avokate e donaldit dhe unë gjërat me të i sqaroj vetë. Për vajzën dhe gruan time nuk ke shans të flasin më, ta shpërlash gojën me shampo para se të flasësh, ordinere…”- tha ndër të tjera Iliri duke iu hakërryer moderatores së njohur. /albeu.com/