Një reagim i nxehtë nga ana e mesfushorit më të mirë në Itali, Barellës, i cili reagoi ashpër pas një ndërhyrjeje nga ana e Militaos.
Mesfushori i Inter-it u ndëshkua menjëherë me kartonin e kuq nga gjyqtari duke lënë kështu shokët e ekipit në disavantazh numerik ndaj spanjollëve. Tashmë Barella rrezikon dhe dy ndeshje pezullim në ndeshjet e Champions League përveç gjobës që mori nga Inter. Djaloshi ka folur për mikrofonat e “SportMediaset” duke sqaruar situatën.
“Kam gabuar për reagimin tim ndaj ndërhyrjes që mora nga Militao. Ishte një gjest antisportiv nga ana ime dhe sigurisht nuk më lejohet kjo gjë. Në fund të ndeshjes takova gjyqtarin kryesor dhe Militaon, i kërkova falje të dyve për reagimin tim. Të dy, por sidomos Militao e kuptoi gabimin tim dhe faljen e pranoi duke më dhënë dorën dhe duke më thënë se janë disa momente që të rrëmbejnë në ndeshje të mëdha. Shpresoj të më dënojnë vetëm me një ndeshje pezullim, do të isha shumë i lumtur. Gjithashtu i kërkova falje shokëve të ekipit dhe trajnerit. Unë thjesht jam një djalë që mundohem të jap gjithçka për ekipin dhe ai moment më rrëmbeu,” është shprehur Barella për mediumin e njohur italian./h.ll/albeu.com