Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetim për dosjen “Gërdeci”. Burime nga SPAK bëjnë me dije se nga java e ardhshme nis pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.
Personave që u është nisur fletë thirrje familjarët e viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia e Gërdecit.
Pjesë e ri-pyetjes do të jenë edhe ish-zyrtarë të lartë në periudhën e tragjedisë më 15 mars 2008.
Zyrtari i parë që do ripyetet është ish-ministri Mbrojtjes, Fatmir Mediu./albeu.com