Sërish probleme me qarkullimin në Rrugën e Arbrit. Disa mjete janë bllokuar për shkak të dëborës, dhe policia ka bërë apel për drejtuesit të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks rrugor.
Gjithashtu policia vendore e Dibrës u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore.
Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Policia Rrugore e Dibrës, pavarësisht temperaturave atmosferike të ulëta ndodhet në krye të detyrës
Byppas-i, i rrugës së Arbrit, është përfshirë nga reshje dëbore duke sjell vështirësi në qarkullim për drejtuesit e automjeteve.
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër, ndodhen në shërbim në të gjithë aksin e këtij byppas-i, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.
Policia e Dibrës, u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks rrugor, të tregojnë kujdes maksimal, dhe të përdorin pajisjet dimërore për automjetet./albeu.com