Vinicius Junior është një nga lojtarët me formën më të lartë në botën e futbollit aktualisht.
Ylli brazilian po bën paraqitje spektakolare me skuadrën e Real Madrid dhe duket se aty ndihet rehat, dhe nuk ka ndonjë plan për të bërë lëvizje.
Teksa ka folur për rinovimin e tij të mundshëm me ‘Los Blancos’, braziliani ka thënë se nuk pret të ketë një çmim për kartonin e tij.
“Çmimi im? Më mirë të mos vendoset asgjë… është më mirë të qëndroj këtu te Real Madrid”, ka thënë Vinicius.
Vinicius dhe përfaqësuesit e tij tashmë kanë dhënë ‘dritën e gjelbër’ për të hapur bisedimet me Real Madrid.
Punët janë në progres e sipër dhe formalizimi i rinovimit të marrëveshjes është çështje kohe.