“Shkeli gazin në vend të frenave”, makina bie në ashensorin e hotelit, plagosen 6 persona (FOTO LAJM)

Gjashtë persona u plagosën lehtë kur një automjet kaloi me nxitim nëpër boshtin e ashensorit të Hotel Sardinero, në Santander, dhe u përplas me një automjet tjetër.

Ngjarja u raportua nga Departamenti i Zjarrfikësve të Këshillit të Qytetit Santander, sipas gazetës El Mundo.

Është një ashensor automjetesh përmes të cilit makina zbret në dysheme për të parkuar nëpërmjet një platforme.

Në këtë rast dhe për arsye të panjohura, dera e ashensorit është hapur pa qenë platforma në dysheme. Makina hyri dhe ra në boshllëk, duke u futur në strukturën e vetë ashensorit dhe duke e shtypur kabinën brenda ashensorit.

Megjithatë, sipas deklaratave të   punonjësve të hotelit  dyert e ashensorit ishin mbyllur dhe ishte shoferi ai që u hutua dhe shkeli gazin në vend të frenave, duke plasur dyert dhe duke rënë në boshllëk

Dy ekipe zjarrfikëse dhe një vinç u zhvendosën në parkingun e Hotel Sardinero për të tërhequr dhe larguar dy makinat e prekura.

Në njërin nga automjetet ndodheshin dy pasagjerë të cilët kanë marrë trajtim në venin e ngjarjes dhe në automjetin tjetër ishin 4 pasagjerë të cilët u dërguan në spital me lëndime të lehta.

 

 

 

Image

Image

Image

 


Shtuar 9.12.2021 23:40