A i trembet PS paralajmërimeve për “non grata”? Balla: Ne kemi vendosur standard në politikë

Kreu i Gupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur në lidhje me paralajmërimet e administratës Biden për shpalljen non grata të politikanëve të korruptuar.

Balla u pyet nga gazetarët nëse i trembej PS-ja këtij, paralajmërimi, dhe përgjigja ishte jo sepse sipas tij, socialistët kanë vendosur një standard të pamohueshëm në politikë.

“Unë e kam përshëndetur sot në Kuvendin e Shqipërisë vendimet e thesarit të SHBA për të vendosur sanksione financiare ndaj elementëve që destabilizojnë paqen në Ballkan. Ajo e djeshmja lidhet edhe me financime të partive të ndryshme politike në fushata elektorale dhe trafiqe. Në këtë këndvështrim mendoj se ajo që buron nga strategjia kundër korrupsionit është vijimi i administratës së mëparshme. Partia Socialiste jo vetëm e përshëndet. PS ka vendosur një standard të pamohueshëm në politikë. PS ka hequr mbështetjen dhe do vazhdojë të heqë mbështetjen kudo”, tha Balla./albeu.com


Shtuar 9.12.2021 12:05