Escobar mbërrin në selinë blu, takim me Bashën (FOTO LAJM)

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbërritur në selinë blu për të zhvillua takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Escobar është shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Dy zyrtarët janë pritur në hyrje të selisë nga sekretari i përgjithshëm i PD-së Gamend Bardhi dhe nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku.

Takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Pas takimit me Bashën, rreth orës 15:00, do të ketë një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa në orën 17:00 do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, pa praninë e mediave./albeu.com


Shtuar 9.12.2021 11:56