Dëmtimi i Kjaer, Milani po shikon për zëvendësuesin

Simon Kjaer, i operuar së fundmi për një dëmtim të ligamentit të gjurit, me siguri do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, kështu që AC Milan do të shkojë në tregun e merkatos së dimrit në kërkim të një mbrojtësi që do të plotësojë mungesën e danezit.

Sipas gazetarit italian Nicolò Schira, emrat e menaxhuar nga drejtoria sportive Rossonera janë ata të Gleison Bremer, lojtar i Torinos dhe Sven Botman, aktualisht në Lille .

Brazilianit të skuadrës franceze i përfundon kontrata në vitin 2023, dhe klubi nuk ka ndërmend ta lejë të lirë pa 40 milion euro. /albeu.com


Shtuar 9.12.2021 11:54