kuadrave si Bologna, Parma, Spal dhe Sassuolo iu është dhënë leja për të rifilluar stërvitjet më 4 maj nga presidenti i qarkut të Emiglia Romagnas.
Kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se vetëm sportet individuale mund të rinisin me atë datë, ndërsa Ministri i Sportit, Vicenzo Spadafora paralajmëroi dje se qeveria do të ndalonte vazhdimin e sezonit nëse nuk arrihet marrëveshja mbi protokollin shëndetësor për futbollistët.
Sidoqoftë, Stefano Bonaccini tani ka nënshkruar një urdhër që lejon sportistët profesionist të stërviten individualisht, në përputhje me rregullat e distancimit shoqëror.
Emilia-Romagna është një rajon veri-lindor rreth 200 km larg Lombardisë, që është edhe epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Itali.
Emilia gjithashtu është shtëpia e katër klubeve në Serie A, Bologna, Parma, Spal dhe Sassuolo.