Djali i udhëheqësit të lëvizjes së dhjetorit 1990, Azem Hajdari, ka folur në homazhet e zhvilluara për të atin, te Qytet Studenti.
Gjatë fjalës së tij, ai tha se 8 dhjetori është një ditë përrallore për nga madhështia dhe guximi i njerëzve për luftonin për liri dhe demokraci.
Ai shpreson që kjo datë të jetë frymëzim për të gjithë të rinjtë sot.
“Ju falënderoj që keni ardhur këtu dhe falënderoj zotin që ekziston një shpirt i një njeriu të tillë që të luftojë për të drejtën dhe të mirën e njeriut. Kjo ditë në memorien time ka qenë si një ditë përrallore për nga madhështia e guximit dhe e mirësisë madhështore të atyre njerëzve që luftuan për liri, demokraci dhe të mirën e kombit tonë.
Kjo përrallë që unë e kam dëgjuar aq shumë herë dhe është bërë aq e bukur kuptoj se ishte reale dhe këta njerëz që luftuan ishin mes nesh. Luftuan komunizmin me mirësinë dhe idealet e tyre.
Dua t’ju them që shpresoj që kjo ditë, babai im të jetë një frymëzim për të gjithë ne për ta kthyer Shqipërinë më të denjë dhe nuk e mendoja që do të vinte kjo ditë që do të mblidheshin njerëzit sërish kështu.
Mendoja se ishte diçka e së shkuarës. Por kur shikon që kombi jot, shteti jot është në krizë absolutisht që kjo ditë do të vinte dhe këta njerëz do të ngriheshin përsëri. E shfrytëzoj këtë rast për të thënë shpresoj që kjo ditë të jetë frymëzim për të gjithë dhe të shmangin të gjithë njerëzit që janë në dëmin e këtij vendi. Ju falënderoj të gjithëve” tha ai./albeu.com