Policia e Dibrës ka arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.
Arrestimi i përkohshëm i 35-vjeçarit u bë me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian.
B. A.(V), 35 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Trentos, Itali, më datë 01.02.2020, ka lëshuar urdhër arresti ndëkombëtar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë Kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 24 vjet burg.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.