Shqiptari u vetëvar në fugonin e policisë greke, i vëllai: E vranë gardianët, t’i bëhet autopsia në Shqipëri

Adem Rusi është shqiptari që disa ditë më parë u gjet i varur në furgonin e policisë greke ndërsa po transportohej në burg.

Vëllai i tij, Shkëlqim Rusi, thotë se Ademi  nuk është vetëvarur, por është vrarë nga gardianët e burgut, dhe shton se ai kishte dhe disa mua për të përfunduar dënimin dhe se nuk kishte pse të vriste veten.

Ai gjithashtu tregoi një bisedë që kishte pasur me vëllain 3 orë para ngjarjes dhe tregon se më pas ka marrë telefonatën nga drejtori i burgut se ai është dërguar në spital për një vizitë mjekësore rutinë

“Unë kisha folur 3 orë para ngjarjes me vëllain tim në mënyrë private, më pas më morën në telefon dhe më thanë se  e kemi dërguar në spital  për vizitë mjekësore rutinë, më ka thënë drejtori i burgut. Pastaj më thanë që kish pirë klorinë dhe pas kthimit nga spitali vari veten me lidhësen e këpucëve. Kjo për mua është e pa pranueshme është vrasje. Vëllai kishte edhe 2-3 muaj burg që të mbaronte dënimin.

Ai ka folur me të gjithë njerëzit dhe askush nuk e beson që është vetëvrasje, atë e kanë  vrarë gardianët ata që e kanë shoqëruar”, shprehet ai.

Rusi kërkon që autopsia për të përcaktuar shkaqet e vdekjues të bëhet në Shqipëri.

“Ngjarja ka ndodhur në makinën e policisë, sepse ata thanë që ishte vetëvarur në kangjellën e furgonit, kjo është e papranueshme, nuk lejohet shoqërimi i të burgosurit me rrip apo lidhëse për më tepër je me pranga dhe i shoqëruar. Ne kërkojmë që të bëhet autopsia këtu në Shqipëri, pasi presim të vijë këto ditë.

Të bëhet autopsia pasi shteti jonë vetëm fle gjumë, janë vrarë shumë shqiptarë atje, pas vëllait tim mund ta ketë radhën dikush tjetër dhe nuk është zbardhur asgjë. Kemi shkuar në prokurorinë tonë dhe më kanë thënë që nuk kemi akses për hetime. Askush nuk e merr përsipër. Ne duam të bëhet autopsia dhe të dalë e vërteta. Vëllai nuk ka pasur asnjë problem me shëndetin mendor. Të varesh në furgon të policisë i shoqëruar nga gardianët nuk e beson asnjë fëmijë. Kërkojmë të zbardhet e vërteta”, thotë ai./albeu.com

 


Shtuar 7.12.2021 12:09