Marcelo e ka ndarë mendjen, do të rikthehet te Fluminense

TodoFichajes konfirmon se Marcelo do ta mbyllë  me të Madridin për të luajtur për Fluminense sezonin e ardhshëm. Braziliani përfundon kontratën me Real Madridin këtë verë dhe të dy palët kanë vendosur prej kohësh të ndajnë rrugët e tyre.

Marcelo mezi ka hyrë në planet e Ancelottit këtë sezon dhe  largimi i tij duke i pashmangshëm.

Në parim, lojtari ka oferta nga skuadra të tjera në Evropë, por në këtë fazë të fundit të karrierës së tij ai nuk dëshiron të përballet me Real Madridin në asnjë garë.

Kështu Marcelo do të kthehet në klubin ku u formua 14 sezone pas largimit të tij për të provuar të fitojë një titull në Brazil përpara se të varë këpucët.

Në klubin e bardhë ata tashmë e dinë vendimin e lojtarit dhe po përgatisin një homazh të madh për padyshim një nga të huajt më të mirë në historinë e Real Madridit. /albeu.com


Shtuar 7.12.2021 12:13