Vetëm pak minuta më parë, Balluku kërcënoi me heqje nga puna dhe gjyq për kontrollorët të cilët u angazhuan në grëve ditën e sotme.
Në një intervistë për mediat, ka reaguar kontrollori Trebicka, i cili u shpreh se punëtorët nuk janë futur në grevë, por kanë shpallur paaftësi të përkohshme.
Ndër të tjera, Trebicka tha se gjatë pandemisë kanë sakrifikuar për qytetarët dhe kjo në kushte jo të përshtatshme, ndërsa tha se janë kërcënuar me 20 vite burg.
Ndër të tjera, kontrollori u shpreh se nëse nuk plotësohen kërkesat, atëherë kontrollorët do të kërkojnë azil politik në Kanada.
Sa i përket zbarkimit të ushtrisë dhe FNSH në Rinas, Trebicka tha se ata nuk kanë punë me kontrollorët. Gjithashtu Trebicka deklaroi se nëse kjo situatë do të vazhdojë, linja ajrore e Shqipërisë do të mbyllet.
Trebicka tha se nëse kontrollorët largohen nga puna, askush nuk do të mund ti zëvendësoje. Po ai tha se edhe pse ka 22 vjet që punon si kontrollorë, sërish ai vijon të trajnohet.