Ditën e djeshme dolën përgjigjet e para të testimeve për përdorim droge të efektivëve të policisë në gjashtë komisariate të kryeqytetit.
11 policë rezultuan të ishin përdorues të drogës.
Sipas burimeve, bëhet me dije se numri i efektivëve që kanë rezultuar pozitivë ka shkruar në 20 momentalisht.
Gjithsesi kjo nuk është shifër zyrtare, pasi Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë një informacion të saktë mbi numrin dhe llojin e drogës që kanë konsumuar efektivët në fjalë.
Më 11 dhjetor pritet që të bëhet publikimi i të dhënave zyrtare nga Gledis Nano dhe priten largime nga detyra.
Kujtojmë se testimi nuk është pranuar nga shumë eefektivë, sipas të cilëve, mund të ketë gabime në laboratorin e analizave./albeu.com/