Iu zbulua “shtëpia e barit” në Shkodër dhe u arrestua, gjykata merr vendim për 42-vjeçaren

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 42-vjeçaren Marjana Vuksanaj, e cila u arrestua tre ditë më parë në operacionin e koduar “Jeran” ku u gjet lëndë narkotike në bodrumin e banesës.

Arrestimi i saj është vlerësuar i ligjshëm, por në vlerësim të provave të paraqitura dhe kërkesës së palës mbrojtëse është lënë arrest shtëpie.

Të lidhura

None found

Bashkëshorti saj vijon të jetë në kërkim.

Kujtojmë se nga operacioni u kapën  139 kg kanabis dhe 132 fidanë u gjetën në bodrumin e banesës së tyre në zonën e Malësisë se Madhe./albeu.com


Shtuar 6.12.2021 11:40