Ndërroi jetë sot, presidentja Osmani reagon për ndarjen nga jeta të ish-senatorit Bob Dole: Hero lufte (FOTO LAJM)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të ish-senatorit amerikan, Bob Dole.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha se është përherë mirënjohëse ndaj senatorit të njohur amerikan, për përkrahjen e madhe për popullin e Kosovës.

“E pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Bob Dole. Një hero lufte, një politikan i respektuar dhe një mbështetës i lirisë në të gjithë botën. Por në veçanti jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi. U prehsh në paqe, mik i dashur”, shkruan Osmani.

Bob Dole, miku i madh i shqiptarëve, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë./albeu.com/


Shtuar 5.12.2021 21:19