Ish-kryeministri Berisha ka marrë një lajm të hidhur gjatë mbajtjes së fjalës së tij në “Foltoren” virtuale në Shtetet e Bashkuara.
Berisha ka mësuar se një prej miqve të tij, ish-senatori dhe ish-kandidati për president të SHBA, Bob Dole, ka ndërruar jetë.
Reagimi i Sali Berishës:
I hidhur është lajmi që sapo mora, ndarjen nga jeta të një prej miqve më të shquar të miqve të kombit shqiptar, kandidatit për ish president të SHBA-ve dhe ish-senatorit Bob Dole.
Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për nder të këtij miku që borxhit nuk i dalim kurrë për mbështetjen e jashtëzakonshme që u dha shqiptarëve në Shqipëri Kosovë dhe kudo./albeu.com/