Hyri i armatosur në dyqan dhe i vodhi celularin, bie në pranga 21-vjeçari

Policia ka vënë në pranga shtetasin Klaudio Qendro, 21 vjeç, banues në Delvinë pasi akuzohet për vjedhje.

Burimet bëjnë me dije se i riu nga Delvina, mbrëmjen e 25 tetorit, me dhunë dhe nën kërcënimin e një thike ka vjedhur një celular në dyqanin e personit me inicialet F.D.

Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen nr.2 të qytetit të Sarandës. Sot, disa ditë pas identifikimit të të riut, dhe shpalljes së tij në kërkim, u bë e mundur dhe arrestimi i tij. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 5.12.2021 08:45