Mario Balotelli ka rrëfyer se ishte shumë pranë kalimit te Juventusi pas aventurës te Manchester City.
Sulmuesi i Brescia nuk fshehu dashurinë e madhe që ka për klubin e Milanit.
“Adriano Galliani më donte në Milan. Pas Manchester City, unë do të shkoja te Juve dhe isha në rregull me këtë, por më pas Galliani u fut në garë dhe kur dëgjova që Milani ishte i përfshirë, unë u shtanga”.
“Siç e dini, unë jam një tifoz i Milanit, kështu që ndoqa zemrën time. Në atë kohë, Milani renditej në vendin e 7-të ose të 8-të në Serie A, kështu që do të ishte më e zgjuar për mua të shkoja te Juventusi, por unë e kam Milanin në zemrën time”.
“Për të qenë i sinqertë, edhe Interin e dua”, ka thënë Balotelli gjatë një lidhje direkt në Instagram.