Reshjet e borës sjellin probleme me qarkullimin në Skrapar, akset problematike

Reshjet e dëborët që kanë rënë me intensitet të lartë gjatë gjatë natës së djeshme në zonat malore, kanë shkaktuar edhe problematikat e para në qarkun  Beratit.

Sipas Shtabit të Emergjencave në Peefekturën e Beratit, reshjet e dëborës janë shoqëruar me bllokime në disa rrugë fshatrash dhe mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra të tjerë malorë.

Rruga nacionale Berat-Skrapar është e kalueshme,ndërkohë që rruga drejt fshatrave: Potom, Baçkë,Leshnje, Gradec, Çukë dhe Qafë-Dërvi kalohet vetëm me zinxhira.

Burime nga Shtabi i Emergjencave bëjnë me dije se, në këto rrugë është duke u hedhur kripë për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në këto akse. Të njëjtat burime konfirmojnë se për shkak të dëmtimit të fidrit elektrim të Potomit, prej më shumë se 24 orësh janë pa drita 4 fshatrat Leshnje, Gostenc, Kushovë dhe Faqekuq.

Sipas konstatimeve në zonë, rruga më e vështirë për të qarkulluar është rruga Kapinovë-Tomorr, rruga drejt Teqesë së Abas Aliut dhe rruga drejt fshatit Novaj.


Shtuar 3.12.2021 15:19