EMRAT/ Kush janë fatlumët? KED zgjedh me short anëtarët e rinj

Në Presidencë po zhvillohet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2022.

Deri më tani janë zgjedhur 5 anëtarë me short.

Bëhet fjalë për anëtarët nga radhët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë që procesi vijon.

Anëtarët e zgjedhur:

Marsida Xhaferllari nga Gjykata Kushtetuese

Elsa Toska anëtarja e dytë nga Gjykata Kushtetuese

Altin Binaj anëtar zëvendësues nga Gjykata Kushtetuese

Sokol Binaj anëtar nga Gjykata e Lartë

Sandër Simoni anëtar zëvendësues nga Gjykata e Lartë

Ky short do të nxjerrë konkretisht 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, 1 përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, 1 përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, 2 përfaqësues nga Gjykatat e Apelit, 2 përfaqësues të Prokurorive të Apelit, 1 përfaqësues nga Gjykatat Administrative.

KED përbëhet nga 9 anëtarë me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë./albeu.com/


Shtuar 3.12.2021 11:41