Urim Cenuka është 47-vjeçari i cili është arrestuar nga policia pasi dyshohet se dy javë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe.
Familja e të miturës së bashku me të kanë denoncuar krimin në polici ditën e djeshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.
Njoftimi i Policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar./albeu.com/