Valbona renditet ndër pesë vendet më të bukura, entuziazmohet Rama (FOTO LAJM)

Prestigjozja Forbes e ka renditur Valbonën mes pesë bukurive më mëahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Rama përmes një njoftimi në Facebook.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë shkrim nga prestigjiozia Forbes, që e rendit Valbonën mes 5 bukurive mahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor që duhen vizituar, ju uroj një ditë mbarë

Sipas Forbes

“…Ndërsa majat e larta të maleve të kujtojnë majat e thepisura në Zvicër apo Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet edhe Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobia deri në Valbonë. Ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht e njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egra dhe rrëqebuj, që të gjithë e quajnë këtë park shtëpinë e tyre”, ka shkruar Rama./albeu.com/


Shtuar 3.12.2021 09:21