“Meta gënjen”, Presidenti i përgjigjet Bashës për anulimin e 30 Qershorit

Kreu demokrat Lulzim Basha, dy ditë më parë, në emisionin “Radari Informativ” tha se presidenti Meta ka gënjyer kur tha se i është lutur në gjunjë për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Metë sonte në emisionin “Log.” i është përgjigjur Bashës duke theksuar se është e vërtetë deklarata e tij.

“E para ai ka qenë një vendim i imi, unë nuk jam mësuar të fshihem për vendimet e mia. Ashtu sikur është po kaq e qartë që personalitetet kryesore në Bundestag kishin në dorë vendimmarrjen për Shqipërinë dhe situatën në Ballkan dhe nuk donin ta ndanin Shqipërinë nga Maqedonia bënë deklarata dhe se jemi gati të ndërmjetësojmë që të bëhet kjo dhe ajo. Këtu mbaj mend tensionin, manifestimet, dhunën e jashtëzakonshme. Tani po të them, vendimi ishte i imi për ato arsye që janë në dekretin që janë bërë publik. Një nga arsyet kryesore, pasi mund ta bëja edhe të hënën, të mërkurën apo të premten, por unë e kam shpjeguar në çfarë rrethanash kam qenë. Dhe ky zotëria që thotë gënjen unë, nuk e di nëse ka ndonjë shqiptar që beson. Mua më është dhënë ky mesazh, bëj çfarë të mundesh për të shmangur dhunën dhe kam pasur një shqetësim për mitingun e datës 8 se ky zotëria që thotë gënjen Meta, nga shkallët e selisë së PD-së tha se po lajmëroj kupolën e PS-së, baroi arsyeja dhe në datë 8 qershor do të bëhet nami dhe qëndrimi i tyre ka qenë shumë i qartë nuk duam dhunë dhe ka qenë kundër keqpërdorimit të tyre se mbrapa këtyre vendimeve qëndronin ata” deklaroi Meta.


Shtuar 2.12.2021 21:42