Juventus nis sulmin për talentin e Sassuolos

Juventus interesohet për shërbimet e sulmuesi të talentuar Scamacca, raporton Calciomercato.com.

Kartoni i lojtarit vlerësohet me shifrën e 25 milionë eurove nga skuadra e Sasuolos.

Sulmuesi e ka tundur rrjetën 5 herë gjatë këtij sezoni në Serinë A.

Lojtari për shkak të formës së mirë që po kalon, pritet të thërritet nga trajneri Mancini për ndeshjet e play-off që Italia do zhvillojë për kualifikimin në Kupën e Botës.

Drejtuesit e Juventusit janë takuar me përfaqësuesit e sulmuesit për të kuptuar situatën e tij brenda klubit emilian.

Juventus pritet të bëjë një ofertë për lojtarin gjatë merkatos së verës për shkak se i ka munguar një sumues goli këtë sezon.

Për shërbimet e Scamacca interesohen dhe skuadrat milaneze të Milanit dhe Interit. /albeu.com/


Shtuar 2.12.2021 21:17