Zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për “30 qershorin”, Meta: Nuk e kam lexuar ende

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për lënien në fuqi të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. Presidenti Meta tha sot në “Log.” në Abc se ende s’e ka lexuar vendimin.

Pasi të lexojë vendimin, tha Meta, do të dal me një qëndrim lidhur me dekretimin e datës së zgjedhjeve për bashkitë pa kryetarë.

“Unë s’e kam lexuar ende vendimin e gjykatës. Së dyti lajmet që shpërndahen me urgjencë smë impresionojnë, sepse ia kam marrë dorën që nga komisioni i Venecias atëherë.

Unë ju premtoj ju dhe qytetarëve, do ta shikoj me shumë vëmendje sepse është vendim i gjatë dhe padiskutim që do të kemi qëndrim zyrtar se çdo të thotë për ne një vendim i  tillë si institucion i presidentit, të japim vlerësimin tonë nëse e vlerësojmë të drejtë ose jo.

Që në momenti që gjykata iu drejtua Venecias ishte surprizë e jashtëzakonshme, sepse askush më mirë se anëtarët e kushtetueses s’mund ta njohin dhe interpretojnë kushtetutën e shqipërisë”, tha Meta.


Shtuar 2.12.2021 21:15