Xhaferaj jep dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD në Durrës

Ferdinand Xhaferaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së Partisë Demokratike në Durrës. Në vend të tij është emëruar Luan Hoti.

Mësohet se, Xhaferraj ka dhënë dorëheqjen që prej momentit kur kandidoi për deputet por vetëm tani i është pranuar.

Duke u referuar në statutin e PD, kandidatë për deputetë nuk mund të jenë edhe kryetarë degësh. Përveçse në rastin kur një prej tyre është i deleguar nga vetë kryetari.

Xhaferaj ka drejtuar degën e PD në Durrës që prej prillit të vitit 2018, kur pasoi në këtë detyrë Oerd Bylykbashin. /albeu.com


Shtuar 2.12.2021 16:59