Teksa na ndajnë vetëm 18 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Prokuroria e Përgjithshme po vijon verifikimin për kandidatët që do garojne në zgjedhjet.
Listës prej 28 emrash që KQZ dërgoi për verifikim i janë shtuar edhe 2 kandidatë te tjerë. Prokuroria e Përgjithshme është duke kryer verifikimet pasi ato mund të jenë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Konkretisht të gjithë kandidatët janë duke u hetuar nëse kanë pasur apo jo probleme me ligjin gjatë të shuarës së tyre.
Ndërkohë mësohet se kandidatëve i janë marrë edhe shenjat e gishtave nga prokuroria dhe për 25 emra i është kërkuar informacion më i detajuar edhe Interpolit nëse ata kanë kryer vepra penale jashtë vendit. Gjithashu mësohet se sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme u ka nisur kërkesa të gjitha institucioneve brenda vendit përsa i përket emrave të kandidatëve që po verifikojnë, e pasi këto institucione do kthejnë përgjigje, prokuroria do vendosë nëse do e lejojojnë apo jo kandidimin e tyre në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në fomrularin e dekriminalizimit, ka kandidatë që kanë shënime dhe dënime që kanë marrë për vepra penale që konsiderohen të lehta dhe të parashikuara në Kodin Penal. Por prokuroria është duke vijuar hetimet nëse ato kanë qenë të saktë në plotësimine formularit.